29 Mars 2024

Komuna e Prishtinës përkrah banorët e ndërtesave sociale dhe të veteranëve

Prishtinë, 3 tetor - Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, ka vazhduar me shpërndarjen e çipave për banorët e ndërtesave sociale dhe të veteranëve, kësaj radhe në lagjen Fusha e Pajtimit në Prishtinë.

Drejtori i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Dren Kukaj ka thënë së në shenjë mbështetje ndaj banorëve, renovimi dhe mirëmbajtja e këtyre hapësirave do të jetë falas.

"Përmes renovimit dhe mirëmbajtjes falas të banesave ku familjarët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës jetojnë, po bëjmë një hap para drejt përmirësimit të mirëqenies së kësaj kategorie të lënë anash, duke ju mundësuar hyrje të sigurta, të rregullta dhe të pastra", ka theksuar Kukaj.

NPB sipas tij do të vazhdojë që edhe në të ardhmen të përkujdesemi për të mirën publike, për jetën dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)