25 Prill 2024

Komuna e Prishtinës orienton investimet në ndërrimin e rrjetit të kanalizimit

Prishtinë, 15 maj - Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Gëzim Mehmeti, bashkë me zyrtarë tjerë nga Komuna e Prishtina, takoi sot delegacionin e KfW-së të udhëhequr nga Kirk Mildner, drejtor i divizionit për infrastrukturë komunale dhe transport për Evropën juglindore, dhe Rene Escheman, drejtor i zyrës për Kosovë dhe Maqedoni, me të cilët diskutoi për investimet e ardhshme në rrjetin e kanalizimit dhe në kolektorë.

Dihet që Prishtina ka probleme me kanalizim, sidomos për shkak të rrjetit të vjetër, rrjet ky që është paraparë asokohe për shumë më pak banorë, e që nuk e përballon dot mbipopullimin që ka ndodhur pas luftës.

Në këtë drejtim, si Komunë e Prishtinë, kemi orientuar investimet tona në ndërrimin e rrjetit të kanalizimit brenda qytetit.

Aktualisht është duke u punuar në rrugët “Fehmi Agani”, “Çajupi”, “Hajdar Dushi”, “Meto Bajraktari”, dhe muajin tjetër do të vazhdohet në rrugët “Andre Gropa” dhe “Bedri Pejani”.

Bashkëpunimi me KfW-në do të thellohet edhe më tutje, si domosdoshmëri e intervenimeve të përbashkëta në infrastrukturën nëntokësore, ashtu që të evitohen problemet me kanalizim dhe ujësjellës brenda qytetit të Prishtinës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)