05 Qershor 2020

Komuna e Mitrovicës do të ndihmoj rreth 1200 familje në nevojë

Mitrovicë, 31 mars - Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, së bashku me drejtoreshën për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve të qytetit të Mitrovicës.

Qëllimi i këtij takimi ishte të kërkohet nga përfaqësuesit në fjalë të evidentojnë të gjitha rastet e familjeve në nevojë në lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës, në mënyrë që asnjë familje e cila ka nevojë për furnizim me gjëra ushqimore të mos mbetet e përjashtuar nga lista e ndihmave.

Në fjalën e tij nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, potencoi se Komuna e Mitrovicës para disa ditësh ka ndarë një shumë prej 170 mijë euro për të përballuar këtë gjendje emergjente, për shkak të pandemisë COVID-19, me ç’ rast nga kjo shumë do të ndahen edhe pako ushqimore dhe higjienike për familjet të cilat kanë nevojë dhe janë me asistencë sociale në Mitrovicë.

"Përmes këtij organizimi synojmë të kemi solidaritet dhe barazi sa më të madhe në shoqërinë tonë", tha ndër të tjerash nënkryetari Mujka.

Ndërsa drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, tha se javën e kaluar kemi furnizuar me gjëra ushqimore një numër të konsiderueshëm të familjeve në nevojë, dhe ajo çka kërkohet nga përfaqësuesit të sjellin emrat e familjeve të cilat nuk kanë përfituar dhe kanë nevojë të ndihmohen.

Po ashtu drejtoresha Kërveshi theksoi se asnjë familje në nevojë në Mitrovicë nuk do të mbetet pa u furnizuar me gjëra ushqimore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)