29 Mars 2024

Komuna e Istogut miraton draft buxhetin për vitin 2019-2021

Prishtinë, 27 shtator - Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 9-të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal.

Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen qytetar nderi të  Peter Benyer MdB, shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit për vitin 2019-2021,shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankand publik për zhvillim ekonomik, shqyrtimi dhe miratimi i projekt- rregullores për të drejtat, detyrat, përgjegjësinë disiplinore të punonjësve në institucionet edukativo-arsimore si dhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për transferin dhe rialokimin e mjeteve për vitin 2018, ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit.

 Të gjitha këto pika të rëndit të ditës u miratuan nga anëtarët  e kuvendit komunal.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)