20 Prill 2024

Komuna e Gjilanit fillon grumbullimin e borxheve përmes përmbaruesve

Gjilan, 8 prill - Pas apeleve të njëpasnjëshme të Komunës së Gjilanit, përkatësisht Drejtorisë së Financave ndaj borxhlinjve për shlyerjen e obligimeve për disa muaj me radhë, nga e mërkura do të fillohet me grumbullimin e mjeteve përmes përmbaruesve privat.

Lajmi u bë i ditur sot nga ana e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në mbledhjen e radhës së Bordit të Drejtorëve, ku është diskutuar edhe për përgatitjet për fillimin e mësimit pas pushimit një javë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për aksionet e Drejtorisë së Inspekcionit për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët, sikurse nuk do të ketë tolerancë as ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë objekte pa leje ndërtimit.

Po ashtu, në takimin e bordit është diskutuar edhe për ruajtjen dhe kujdesin ndaj pyjeve, pasi ditëve të fundit ka pasur ndezje të zjarreve, kryesisht në malet e Karadakut.

Përveç tjerash, kryetari i Gjilanit ka konfirmuar se tashmë do të fillohet me ndërtimin e 20 shtëpive për njerëzit pa kulm mbi kokë. ​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)