09 Shkurt 2023

Komisioni Qendror i Regjistrimit të Popullsisë mban takimin e parë konstituiv

Prishtinë, 1 dhjetor - Komisioni Qendror i Regjistrimit (KQR), kryesuar nga prof. Florim Isufi, ka mbajtur sot takimin e parë konstituiv. Anëtarët e komisionit kanë diskutuar mbi rregulloren e punës së KQR, dhe planin e veprimit lidhur me aktivitetet e Regjistrimit të Popullsisë. Gjithashtu u diskutuan  sfidat dhe përparësitë e regjistrimit për vitin 2023.

Komisioni Qendror i Regjistrimit (KQR) është institucioni më i lartë hierarkik i Regjistrimit, i cili mbikëqyrë përgatitjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e Regjistrimit të Popullsisë në përgjithësi.

Komisioni Qendror i Regjistrimit përbëhet nga kryesuesi, zëvendës kryesuesi dhe anëtarët në këtë përbërje si në vijim: Florim Isufi; Zyra e kryeministrit kryesues, Ilir Berisha; Agjencia e Statistikave të Kosovës zëvendës kryesues, Besart Grabanica; Minsitria e Fincnave Puëns dhe Transfereve anëtar, Avni Kastrati; menaxher i regjistrimit të popullsisë anëtar, Enver Makolli; Ministria e Arsimit anëtar, Ramadan Mramori; Ministria e Punëve të Jashtme anëtar, Devlina Hana; Ministria e Bujqësisë anëtare, Mërgim Neziri; Ministria Administratës dhe Pushtetit Lokal anëtar.

Anëtarë të tjerë në këtë komision janë votuar Kushtrim Krasniqi nga Ministria e Punëve të Brendshme, Riza Murseli nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Justina Shiroka Pula nga Akademia e Shkencave, Dea Pallaska nga UNFPA, zyra në Kosovë, Besart Krasniqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, Edi Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore, Agim Ferati nga Këshilli konsultativ për komunitete dhe Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)