29 Mars 2024

Komisioni Evropian shton ndihmat financiare për Italinë, Greqinë dhe Spanjën

Bruksel, 30 maj - Komisioni Evropian (KE) parashikon të spostojë investimet nga vendet e Evropës Qendrore e Lindore, me 30 vlerë miliardë euro për t’i orientuar ato në Greqi, Itali dhe Spanjë.
 
Brukseli parashikon të spostojë investimet nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, me 30 vlerë miliardë euro, çka do të thotë ndërprerje e kuotave të bilancit për politikat e kohezionit me Poloninë dhe Hungarinë, për t’i orientuar ato në Greqi, Itali dhe Spanjë.

Sipas gazetës "Financial Times", Bashkimi Evropian do të prezantojë në orët në vazhdim një dokument që demonstron se si Komisioni po vlerëson kriteret për dhënien e fondeve duke lënë Evropën Qëndrore dhe Lindore të përballojë një shtrëngim më të madh nga 10% i programit total të kohezionit.

Ndërsa për Poloninë është parashikuar një shkurtim fondesh prej 23%, për Spanjën, Greqinë, Italinë është parashikuar një rritje fondesh.

Për Athinën është parashikuar një rritje prej 8%, për Italinë 6,4% ose 38,6 miliardë dollarë, ndërsa për Spanjën 5% ose 34 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)