15 Maj 2021

Komisioni Evropian nënshkroi huan me Kosovën në vlerë prej 100 milionë euro

Prishtinë, 30 korrik - Komisioni Evropian e nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Kosovën për t’i hapur rrugë disbursimit të parë prej 50 milionë Euro si asistencë makro financiare (AMF).

Kësti i dytë prej 50 milionë € mund të disbursohet më vonë këtë vit ose në fillim të vitit 2021.

Fondet e AMF do të vihen në dispozicion në formë të kredive afatgjata me kushte mjaft të volitshme.

Fondet do të kontribuojnë në forcimin e stabilitetit makroekonomik, në mënyrë që burimet financiare të qeverisë të mund të ndahen për të lehtësuar pasojat e rënda socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese Speciale e BE e mirëpriti nënshkrimin e marrëveshjes dhe i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që me shpejtësi të vazhdojë me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje të financimit, kështu që mos të vonohet procesi i disbursimit të përkrahjes financiare.

Me Memorandum të Mirëkuptimit u dakorduan nëntë kushte të politikave të cilat e mbështesin programin.

Ato përfshijnë masat që lidhen me forcimin e financave publike dhe stabilitetin financiar, adresimin e papunësisë së të rinjve dhe përmirësimin e qeverisjes së mirë dhe luftën kundër korrupsionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Maj 2021 - Nga pika kufitare Morinë deri në Bajgorë do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm i cili do të ketë 6 automjete në shoqërim te cilat do të jenë me një gjatësi maksimale 75 m. (Pik kufitre Morinë - Vërmicë, ora 00:10)

- Vazhdon vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla 1 Tetori, ora 8:00)

- BP Home Invest, së bashku me fabrikën InstaBuilt mbajnë konferencë për media lidhur me nisjen e kontingjentit te parë të shtëpive modulare për në SHBA. (Fabrika InstaBuilt - rruga Prishtinë Vushtrri afer fshatit Llazarevë, ora 11:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla 1 Tetori, ora 12:00)