04 Qershor 2020

Klubi i Prodhuesve përkrah reciprocitetin

Prishtinë, 1 prill - Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah miratimin e vendimin nga Qeveria e Kosovës për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

Vendim ky i cili obligon që në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, emërtimet në certifikatat fitosanitare dhe certifikatat veterinare, bashkë me dokumentet tjera përcjellëse të përdoren në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Klubi i Prodhuesve beson në tregtinë e lirë dhe në integrimet rajonale dhe evropiane, por po ashtu besojmë se në marrëdhëniet tregtare duhet të respektohen parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare.

Në periudhat në vazhdim është shumë me rëndësi që Qeveria të monitoroj masat dhe të mbroj tregun vendor me masat anti-dunping dhe nga praktikat jo të drejta tregtare, duke pas parasysh që në të kaluarën shumë produkte serbe kanë hyr në tregun e Kosovës të subvencionuara ose nën koston e prodhimit kështu duke i bërë prodhuesit vendor jo-konkurrues.

Po ashtu Klubi i Prodhuesve ju bën thirrje të gjithë prodhuesve, ndërmarrësve dhe tregtarëve që të raportojnë të gjitha barrierat në të cilat hasin gjatë aktivitetit të tyre.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020 - Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)
  
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
  
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Velani, ora 12:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)

-  Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 13:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 15:30)