19 Prill 2024

Klubi i Prodhuesve nënshkruan memorandum me MZHR

Prishtinë, 21 janar - Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).

Memorandumi u nënshkrua nga drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha dhe Ministrit të Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan.

Memorandumi i nënshkruar ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit në mes të Klubit të Prodhuesve dhe MZHR-së, kështu duke kontribuar për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal në Kosovë.

Synimi i përbashkët është bashkëpunimi i  ndërsjellë, për të siguruar realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal, dhe duke përfaqësuar interesin publik midis komunitetit të biznesit dhe autoriteteve publike.

Po ashtu ky memorandum ka për qëllim, shpërndarjen e informacioneve tek prodhuesit lidhur me lansimin dhe implementimin e programeve nga MZHR për përkrahje të bizneseve.

Promovimin e bizneseve përfituese të MZHR-së dhe produkteve të cilat ata i prodhojnë, por edhe për ngritjen e kapaciteteve të bizneseve përmes formave të ndryshme të aplikimit, duke përfshi edhe partner tjerë potencial vendor dhe ndërkombëtar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)