29 Mars 2024

KIESA dhe ICEP përfundojnë projektin që kontribuonte në rritjen ekonomike

Prishtinë, 7 maj - Agjencia Kosovare për Investime dhe Ndërmarrje (KIESA), së bashku me projektin "Rritja e Konkurrencës dhe Promovimit të Eksporteve" (ICEP) të financuar nga BE, po përfundojnë udhëtimin e tyre që filloi në maj të vitit 2016.

Qëllimi i projektit dyvjeçar ICEP ishte të kontribuonte në rritjen ekonomike dhe punësimin në sektorin privat duke forcuar konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve kosovare dhe duke promovuar integrimin e Kosovës në ekonominë botërore.

Projekti ICEP mbështeti KIESA në zbatimin e Programit të Zhvillimit të Kompanisë (CDP).

CDP ka ofruar asistencë praktike këshillimore, trajnim menaxhimi dhe stërvitje për ndërmarrjet kosovare të prodhimit në sektorët e përpunimit të metaleve dhe drurit, prodhimeve të tekstilit dhe lëkurës, përpunimit të plastikës dhe gomës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)