12 Dhjetor 2018

Këtë viti do të mbahet forumi i bizneseve të Kosovës dhe Emirateve Arabe

Dubai, 14 prill -  Me ftesë të Ministrit të Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Bin Saeed Al Mansoori, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, morri pjesë në konferencën vjetore Annual Investment Meeting në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga 9-11 Prill 2018.

Gjatë punimeve të konferencës, Ministri Lluka u prit në takim nga Ministri Al Mansoori me të cilin diskutoi për domosdoshmërinë e rritjes së investimeve të kompanive nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me theks në fushën e energjisë, minierave dhe ujërave.

Ministri Lluka gjatë takimit ka njoftuar homologun e tij për masat që kanë ndërmarrë institucionet e Republikës së Kosovës, me qëllim të përkrahjes së investimeve të huaja dhe krijimit të lehtësirave për kompanitë e huaja që operojnë në Kosovë.

Të dy ministrat u dakorduan, që të finalizohet nënshkrimi i marrëveshjes për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve, në mes të Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe marrëveshjes për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë, si marrëveshje bazë për tërheqje të investimeve dhe krijim të kushteve të përshtatshme për kompani investuese.

Gjithashtu, gjatë punimeve të konferencës, Ministri Lluka ka zhvilluar takim të ndara me Ministrin e Ekonomisë të Sulltanatit të Omanit, Al Sunaidi si dhe Ministren e Ekonomisë dhe Tregtisë së Republikës Federale të Nigerisë, Aisha Abubakar.

Ministri Lluka njoftoj Ministrin Al Sunaidi dhe Ministren Abubakar, për mundësitë që ofron Kosova për investime, si dhe kërkojë nga të njëjtit thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Ministri Lluka dhe Ministri Al Sunaidi, respektivisht Ministrja Abubakar, u dakorduan që të iniciojnë nënshkrimin e marrëveshjes për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve në mes të Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Omanit, gjegjësisht Republikës Federale të Nigerisë.

Gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministri Lluka po ashtu ka zhvilluar takim me Kryetarin e Bordit të Odes Ekonomike të Dubai, z. Salif Al Ghurair, dhe Presidentin e Odes Ekonomike të Dubai, Hamad Buamin, nga të cilët ka kërkuar promovimin e mundësive që ofron Republika e Kosovës si dhe nxitjen e kompanive nga Emiratet për të investuar në Kosovë, me theks në projektin e Brezovicës, infrastrukturë dhe ujëra.

Ministri Lluka dhe Kryetari Al Ghurair u pajtuan që brenda këtij viti të zhvillohet Forumi i përbashkët i Bizneseve, me qëllim të krijimit të rrjetit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të kompanive kosovare dhe atyre nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për më tepër, Ministri Lluka gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka zhvilluar takime me Princin e EBA dhe Sheikun Ahmed Dalmook Al Maktoum i cili shprehu interesimin për të investuar në projektet me energji të ripërtrishme dhe ato energjetike në përgjithësi.

Takimet vazhduan me Kryetarin e Këshillit Ndërkombëtarë të Investitorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe, Jamal Saif Al Jarwan, ekzekutivin e Fondit Investiv të Abu Dhabi, përfaqësues të kompanive me renome, ndër të tjera kompanitë investive “Group Loukil”, "Jumairah Group", "Dubai Investment" dhe "Lulu International", të cilat i ka njoftuar me mundësitë që ofron Kosova, njëkohësisht, u ka shprehur vullnetin dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, për të krijuar lehtësira dhe kushte të volitshme, për të gjitha kompanitë, të cilat vendosin të investojnë në Republikën e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2018 - Mbahet hapja zyrtare e projektit KosLift i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe implementohet nga IPKO Foundation dhe RIT Kosovë. (Kampusi i RIT Kosovë, në Universitetin Amerikan, ora 9:30)

- Let’s Do It organizon aksion pastrimi te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë. (Tregu i Gjelbër, rruga që e lidh me lagjen “Kalabria”, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe të institucionit parashkollor-Çerdhes në Prizren. (Lagjja “ Bajram Curri”, që gjendet përballë shkollës së mesme të mjekësisë “ Luciano Motroni” në Prizren, ora 10:00)

- Ministris së Shëndetësisë, Uran Ismaili raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave, vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative dhe projeksionet buxhetore të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë, shqyrtimi i Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Prezantohet kampanja informuese ”Kodi Civil qëndron për qytetarët e barabartë të Republikës së Kosovës,” organizuar nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil - faza 2”, i cili po mbështetët nga Ministrinë e Drejtësisë. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 10:30)

- Demokracia Plus dhe USAID organozijnë debat publik lidhur me prokurimin publik në Gjilan. (Hotel Kristal, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së në kompleksin Qafa, ora 11:00)

- Let’s Do It në bashkëpunim me nxënësit e shkollës ‘’Hivzi Sylejmani’’ organizon aksion pastrimi në Fushë Kosovë. (Oborri i shkollës Hivzi Sylejmani, ora 11:55)

- Punëtorët e NTP “Pallati i Rinisë” mbajnë një protestë përmes së cilës do t’i shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e pagave që tre muaj më radhë. (Para Newborn,ora 12:00)

- Banorët e fshatit Cikatovë mbajn protestë në mbrojtje të pronave stergjyshore te marrura në menyrë tinzare nga ana e Komunës se Drenasit dhe te cilat u janë shitur New Co Feronikeli, pa i kompenzuar asnjëherë. (Para Gjykatës Themelore të Prishtinës  dega në Drenas, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare të Bizneseve organizon konferencën për media lidhur me ndikimin e taksës 100 % në ekonominë e Serbisë. (Selia qendrore e AKB-ës në Tophane, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Vetëvenosjes, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Integriteti, Llogaridhënia dhe Efikasiteti i sistemit të drejtësisë - Nevoja për Vetting”. (Hotel Sirius, ora 14:00)
 
 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Dragashit Shaban Shabani. (Objekti i Komunës së Dragashit, ora 14:00)

- Zëvendësshefja e misionit të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, dhe Drejtoresha e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, do të mbajnë fjalime në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës. (International Hotel Prishtina, ora 16:00)