28 Mars 2024

Këshilli i Investitorëve Evropian zgjedh kryetarin dhe drejtorin e ri

Prishtinë, 12 shtator - Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) ka organizuar për herë të shtatë Asamblenë e Përgjithshme.

Në asamble prezent ishin anëtarët e Këshillit të Investitorëve Evropian, ku u zgjodhën anëtarët e rinjë dhe presidenti i Bordit të Drejtorëve të Këshillit të Investitorëve Evropian(KIE). Presidendt i Bordit te Drejtoreve është zgjedhur Visar Ramajli.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme fillimisht është prezentuar edhe Drejtori i ri Ekzekutiv i posazgjedhur i Këshillit të Investitorve Evropian, Emrush Ujkani.

Në adresimin e tij Ujkani është zotuar se do angazhohet për promovimin dhe mbrojtjen e interesave të investitorëve evropian në Kosovë.

Në anën tjetër, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, e ftuar nderi në këtë event, përgëzoi anëtarët e zgjedhur të Bordit të  Drejtorve, Presidentin e sapozgjedhur të Bordit Visar Ramajli dhe Drejtorin Ekezekutiv, Emrush Ujkani.

Ajo rikujtoi njëherit se BE-ja është investitori dhe partneri më i madh ekonomik në Kosovë, prandaj do të vazhdojë përkrahjen për krijimin e kushteve më të mira e të bërit biznes në Kosovë.

Kryetari i ri i zgjedhur Bordit të Këshillit të Investitorëve Evropian (KIE), Visar Ramajli në fjalën e tij: deklaroi se Këshilli Evropian i Investitorëve deri më tani ka qenë zëri i të gjithë Investitorëve Evropian në Republikën e Kosovës, ku edhe ka punuar ngushtë me zyrën e BE-së në përmirësimin dhe promovimin e të bërit biznes në Kosovë. 

“Si anëtar i Bordit të Këshillit Evropian të Investitorëve ne do të jemi zëri i secilit anëtar të këtij Këshilli, por edhe do të mbështesim edhe çdo biznes tjetër i cili dëshiron të operojë në Kosovë”, shtoi  Ramajli.

Pas tij, fjalën e mori edhe ish- drejtori ekzekutiv njëherit anëtar i ri i Bordit të Drejtorve, Shpend Balija, i cili ka shërbyer për katër vite radhazi në këtë pozitë.

Ai deklaroi se përkundër sfidave të hasura gjatë punës, gjithëherë kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme nga Zyra e BE-së, Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe shoqëria civile. Megjithatë, sipas tij, ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim.  

Pjesëmarrës në këtë event përveç të lartcekurve ishin edhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Republikës së Kosovës, të cilët vazhdimisht kanë përkrahur iniciativën e Këshillit të Investitorëve Evropian. 
 
Këshilli i Investitorëve Evropian mbetet partner i besueshëm i vendeve anëtare të BE, angazhimet e vazhdueshme do të ndërtohen mbi frymën e orientimit demokratik drejtë krijimit të një mjedisi më të favorshëm për Investimet e Huaja Direkte në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)