25 Prill 2024

KES i propozon Qeverisë pagën minimale 250 euro

Prishtinë, 28 dhjetor - Për herë të parë që nga viti 2011,  sot është paraqitur propozimi nga Këshilli Ekonomiko Social (KES), për ndryshimin e pagës minimale, rrjedhimisht për rritje të saj, në vlerë 250 euro.

Në takimin e sotëm, njëherit të fundit për këtë vit të KES, të drejtuar nga ministri i i MPMS-së, Skender Reçica u bë shqyrtimi i propozimit të Komisionit për Financa, Ekonomi dhe Privatizim, për rritjen e pagës minimale, bazuar në kriteret e përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr.09/2013, për përcaktimin e kritereve për përcaktimin e pagës minimale.

Propozimi i paraqitur nga komisioni mori miratimin e të gjithë parterëve të KES dhe i njëjti do ti dërgohet Qeverisë për miratim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)