23 Prill 2024

KE shqyrton arritjet dhe sfidat drejt një Kosove moderne

Prishtinë, 4 mars - Dialogu i Procesit të Stabilizim-Asociimit (PSA) midis autoriteteve kosovare dhe Komisionit Evropian vazhdon sot dhe për herë të parë në Bruksel me një mbledhje sektoriale për novacionin, kapitalin njerëzor, politikat sociale dhe shoqërinë e informatës. Pjesëmarrësit po diskutojnë një varg të gjerë të temave prej punësimit dhe politikave makroekonomike e deri te strategjitë e arsimit, promovimit dhe mbrojtjes së trashëgëmisë kulturore, rinisë, financimit të RTK-së dhe përfshirjes së Kosovës në programet hulumtuese evropiane. 



Komisioni Evropian morri parasysh reformat që po zhvillohen në këta sektorë, megjithatë, duke rikujtuar se zbatimi i kornizave juridike dhe strategjike duhet të mbetet prioritet për Kosovën pasi që është në interes të popullatës së saj. Po ashtu u diskutuan kushtet për Kosovën që të marrë pjesë në programet e BE-së (p.sh. Kulturë, Evropa për Qytetarë), në bazë në konkluzioneve të Këshillit të BE-së në dhjetorin e kaluar.



Komisioni Evropian vlerësoi përpjekjet drejt një arsimimi modern por inkurajoi Kosovën që të miratojë legjislacionin bazë përkatës dhe të krijojë kapacitetet për zbatimin e tij në nivelet qendrore dhe komunale. Po ashtu nxiti autoritetet kosovare që t’i bëjnë profesionale dhe efikase shërbimet e punësimit, dhe insistoi për nevojën për të siguruar shpejt financim të qëndrueshëm për transmetuesin e shërbimit publik të Kosovës, RTK-në, e cila është shqetësimi kyç për pavarësinë financiare e redaktuese dhe një elementi kyç i pluralizmit medial në Kosovë. 



Zbatimi i konkluzioneve dhe rezultateve në të gjitha fushat e diskutura gjatë Dialogut të PSA-së do të jetë kyç për Raportin e Progresit për 2010 i cili do të dalë në vjeshtë. Po ashtu, sfidat e identifikuara  do të pasqyrohen në rishikimin e Partneritetit Evropian. 



Mbledhja u bashkëkryesua nga Agjencia Kosovare për Koordinim të Zhvillimit dhe Integrim Evropian dhe Drejtorati i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian.

 

Autoritetet kosovare shprehën zotimin e tyre për t’u ballafaquar me sfidat e identifikuara për të përmirësuar kapacitetet administrative dhe për të zbatuar rekomandimet e Partneritetit Evropian.

 

Dialogu i PSA-së u fut në përdorim nga Komisioni Evropian në vjeshtë të vitit 2009 si një avancim i Mekanizmit Përcjellës të Procesit të Stabilizim-Asociimit të mëhershëm.

 

Kjo mbledhje sektoriale është e para që organizohet në Bruksel. Mbledhja e mëparshme sektoriale për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë u mbajt në Prishtinë në janar 2010

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)