25 Prill 2024

Katari investon 15 miliardë dollarë në Turqi

Ankara, 17 gusht - Katari u zotua se do të investojë një shumë prej 15 miliardë dollarësh në bankat e Turqisë dhe në tregjet financiare në kohën e mosmarrëveshjes të këtij vendi anëtar të NATO-s me ShBA-në.

Zyrtarët e Katarit u takuan me presidentin turk dhe u zotuan për mbështetje, duke thënë se Turqia ka qëndruar me Katarin dhe botën muslimane në përballimin e çështjeve të tjera.

Turqia tani po përballet me një sfidë financiare, e cila ka çuar në zhvlerësimin e monedhës së saj Lira ditët e fundit.

Të dy vendet kanë lidhje të mira tradicionale.

Mosmarrëveshja mes Turqisë dhe ShBA-së është një nga divergjencat midis aleatëve të NATO-s, duke përfshirë interesat e ndryshme në Siri dhe kundërshtimet e ShBA-së ndaj ambicies së Turqisë, për blerjen e sistemeve të mbrojtjes nga Rusia. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)