20 Prill 2024

K 2.0 promovon gazetarinë mobile

Prishtinë, 29 gusht - Kosovo 2.0 organizon sot edicionin e radhës të Volume UP i cili sjell Yusuf Omar, udhëheqës redaktorial dhe i teknologjisë në Hashtag Our Stories, një rrjet global i tregimtarëve mobilë në të cilin së fundmi ka investuar Snapchat, dhe i cili është duke e promovuar mobile journalism - gazetarinë mobile nëpër botë (MOJO).

Në këtë Volume UP të K2.0,  Yusuf do të na tregoj se çfarë është gazetaria mobile dhe si mund t’a përdorim atë për të dokumentuar komunitetet tona dhe për të na u dëgjuar zëri.

Për gati një dekadë, gazetari, i vlerësuar me shumë çmime për punën e tij, e ka përdorur telefonin e tij të mençur për të raportuar për ngjarjet e mëdha prej vendeve të ndryshme të botës, përfshirë këtu luftën në Siri. Ai ka punuar si një ndër gazetarët kryesorë për çështje sociale në CNN International (Mbretëri e Bashkuar), si redaktor në Hindustan Times (Indi) dhe si korrespondent i huaj në eNCA (Afrikë e Jugut).

Tani, Omar është udhëheqës redaktorial dhe i teknologjisë në Hashtag Our Stories, një rrjet global i tregimtarëve mobilë në të cilin së fundmi ka investuar Snapchat dhe i cili është duke e promovuar ‘MOJO’ (mobile journalism - gazetarinë mobile) nëpër botë.

Por, çfarë është Gazetaria Mobile (MOJO)? Sipas Omar, do të thotë xhirimi, montimi dhe prodhimi i lajmit me telefon të mençur.

MOJO i ka ndihmuar atij për të udhëtuar në vende të ndryshme, ndonjëherë në vende të panjohura për të, dhe për të parë ngjarje që do të kishin mbetur të patreguara në mediat mainstream.

Në një TEDx Talk në vitin 2017, ai tha se dokumentimi i ngjarjeve dhe fenomeneve të cilat i’a vlejnë të transmetohen në lajme nëpërmjet telefonave të mençur është mënyra e gjeneratës sonë për të komunikuar me botën.

Omar tregon se si gazetaria mund të jetë njëkohësisht inovative, personale dhe intime. Ai beson se ky është një stil krejtësisht i ri prej të cilit mund të mësojmë të gjithë dhe të cilinmmund ta përdorim në jetën tonë të përditshme, edhe nëse nuk jemi gazetarë profesionistë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)