16 Prill 2024

Japonia planifikon që të marrë mbi 340 mijë punëtorë të huaj

Tokio, 26 dhjetor - Qeveria japoneze ka miratuar një paketë politikash, për të pranuar punëtorë të huaj me një sistem të ri vizash.

Japonia planifikon që të marrë mbi 340 mijë punëtorë të huaj brenda pesë vjetësh qysh nga prilli i vitit të ardhshëm.

Këta punëtorë mund të gjejnë punë në 14 sektorë, si ndërtimi, restorantet dhe infermieria.

Sipas politikës së re, punëtorët e huaj mund të marrin dy kategori të reja vizash.

Me njërën vizë, ata mund të qëndrojnë deri në pesë vjet pa marrë të afërmit, kurse me tjetrën, punëtorët e kualifikuar në fusha specifike mund të qëndrojnë për më shumë se 5 vjet dhe të marrin me vete anëtarët e familjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)