19 Prill 2024

Japonia miraton buxhetin më të lartë prej 1.03 trilionë dollarë

Tokio, 21 dhjetor - Japonia ka miratuar buxhetin më të lartë të vendit të gjitha kohërave, duke përfshirë atë të mbrojtjes i cili u rrit në mbi 51 miliardë dollarë.

Agjencia e lajmeve Kyodo raportoi se qeveria e kryeministrit Yoshihide Suga miratoi buxhetin prej 1.03 trilionë dollarë për vitin e ardhshëm fiskal duke filluar në prill të vitit 2021.

Është buxheti më i lartë i vendit deri më tani dhe ka qenë mbi 100 trilionë jen (966 miliardë dollarë) për tre vitet e fundit.

Projekt-ligji i ri i shpenzimeve për vendin vjen në mes të pandemisë së koronavirsit të ri (COVID-19), e cila ka dëmtuar ekonominë teksa Japonia ndeshet me eksporte të ulëta midis rënies së kërkesës jashtë vendit.

Sidoqoftë, Japonia ka ecur përpara me planet e saj për të njoftuar "raketat e reja në gjendje të sulmojnë anijet e armikut". Japonisë do t’i duhen pesë vjet për të ndërtuar raketat.

Projekt-buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes arrin në 5.34 trilionë jen (51.7 miliardë dollarë) që është 0,5 për qind më i lartë se viti aktual financiar dhe është një rekord i lartë për vitin e shtatë radhazi.

Projekt-ligji i shpenzimeve të mbrojtjes përfshin po ashtu shpenzime të lidhura me pritjen e bazave ushtarake të SHBA-ve, ndërsa Japonia do të ndërtojë gjithashtu dy anije të reja detare Aegis.

Kyodo njoftoi se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është e lidhur me "ngritjen këmbëngulëse detare të Kinës dhe kërcënimet raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut".

Deputetët opozitarë kanë ngritur shqetësime rreth prodhimit të raketave, duke theksuar se "raketa të tilla që mund të kenë aftësinë për të goditur bazat e armikut do të binin në kundërshtim me Kushtetutën e heqjes dorë nga lufta dhe politikën ekskluzivisht të orientuar drejt mbrojtjes".

Sipas buxhetit të ri, Japonia po ashtu do të testojë teknologjinë e gjeneratës së ardhshme 5G.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)