04 Qershor 2020

Japonia do t'i jap 2800 dollarë çdo familje të prekur nga COVID-19

Tokio, 4 prill - Kryeministri japonez Shinzo Abe dhe Partia e tij qeverisëse Liberal Demokratike ranë dakord të premte të japin 2800 dollarë amerikanë për çdo familje, të ardhurat e së cilës kanë rënë në një nivel të caktuar për shkak të pandemisë COVID-19.

Qeveria do t'ua mundësojë këtë ndihmë ekonomike familjeve "sa më shpejt të jetë e mundur", tha Abe, duke shtuar se bizneset e vogla dhe të mesme po hasin gjithashtu vështirësi për shkak të pandemisë.

Dorëzimi i parave do të bëhen pa vendosur një kufi të ardhurash dhe shuma nuk do të taksohet, thanë zyrtarët e qeverisë.

"Nëse vendosim një kufi të të ardhurave, do të na duhej të kontrollonim të ardhurat individuale, të cilat do të merrnin shumë kohë. Në vend të kësaj, do të zgjedhim një mënyrë të pashembullt për të vendosur se kush duhet të marrë para," tha në një konferencë shtypi ministri përgjegës për politikën ekonomike dhe fiskale, Yasutoshi Nishimura

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020 - Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)
  
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
  
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Velani, ora 12:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)

-  Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 13:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 15:30)