28 Mars 2024

Izraeli, vendi i parë në botë për gratë sipërmarrëse

Telaviv, 31 mars - Izraeli renditet vendi i parë në botë për gratë sipërmarrëse nga gjigandi i kreditit, Indeksi i ri vjetor i Grave Sipërmarrëse i Mastercard, (Mastercard Index of Women Entrepreneurs - MIWE) bëri të ditur “The Jerusalem Post”.

Raporti i MIWE vëren se Izraeli është “një shembull kryesor për sa i përket mbështetjes gjinore me rezultate të shpejta dhe të rëndësishme”.

Izraeli ishte në vendin e katërt në 2019, dhe suksesi i tij i fundit mund t’i atribuohet “mbështetjes së synuar institucionale për NVM-të (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme)” dhe një përpjekjeje të përbashkët për të dyfishuar numrin e grave sipërmarrëse.

Gratë izraelite janë më të motivuara (me 2.3 përqind mesatarisht) sesa burrat për të kërkuar mundësi biznesi dhe për të fituar pavarësi ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)