25 Janar 2022

Italia do të hapë dyert për 80 mijë emigrantë të rinj për motive pune

Romë, 30 nëntor - Italia do të hapë dyert për 80 mijë emigrantë të rinj ekstrakomunitarë.Shteti fqinj pritet të aprovojë së shpejti vendimin për pranimin e rreth 80 mijë emigrantëve të rinj për motive pune, punësim sezonal apo punë autonome.

Drafti ligjor për këtë fluks të ri emigrantësh do të miratohet brenda muajit dhjetor të 2021 e po punohet nga disa ministri të kabinetit Draghi e në veçanti nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Punës.

Fluksi i kësaj kuote të re emigrantësh do të jetë për vendet ekstrakomunitare si Shqipëria, Bosnja, Hercegovina, Tunizia, Algjeria, Bangladeshi etj.

Emigratët e rinj kërkohen të punësohen në sektorin e autotransportit, prodhimit, ndërtimit, hoteleri-turizëm, bujqësi. Një kuotë i është rezervuar emigrantëve që kanë kryer kurse profesionale të specializuara në vendet e tyre të origjinës.

Ky vendim ka shkaktuar debate politike brenda qeverisë italiane. Është Partia Lega e cila kërkon të analizojë çdo detaj të këtij dekreti të cilin e quan momentalisht të panevojshëm për shkak se Covid 19 ka shkaktuar një rëndesë ekonomike për shtetin italian.

"Janë gati 3 milionë qytetarë që marrin pagën e ndihmës për shkak të papunësisë e varfërisë me një kosto rreth 9 miliardë euro në vit për arkën e shtetit e çdo ditë zbarkojnë në brigjet italiane me dhjetra qindra emigrantë përmes Mesdheut", ka deklaruar nënsekretari i shtetit për Ministrinë e Brendshme, legisti Nicola Molteni.

"Në këtë moment të hapësh kufijtë për emigrantë të rinj është një vendim i nxituar", ka thënë ai.

Ky numër i ri emigrantësh që brenda këtij viti pritet të hyjë në Itali është gati trefish më shumë se ai i një viti më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 janar 2022 - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, kati III, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të prezantohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, përballë Bashkësisë Islame, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! organizon tryezë, në të cilën do të publikohet raporti me titull “Online Media Monitor”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
 
- Grupi organizativ "Protestojë" mban konferencë për media lidhur me protestën "Asnji cent ma shumë!" kundër shtrejtimit te rrymës, të paraparë të mbahet të merkurën. (Pranë ndërteses së Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2022. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton në parim i Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL organizon tryezën e diskutimit me temën "Reforma në Sistemin e Drejtësisë gjatë vitit 2021: Sfidat dhe arritjet". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

-  Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025. (Hotel Sirius, ora 11:20)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet takimi i radhës së Këshillit Ekonomiko-Social. (Objekti i Qeverisë, salla Nr. P/38, ora 15:00)