25 Prill 2024

Investitorët Evropianë publikojnë rekomandimet për ekonominë e Kosovës

Prishtinë, 11 shtator - Për herë të parë në Kosovë do të publikohet dokumenti më i rëndësishëm për sektorin privat i quajtur “White Book 2018”. 

Ky dokument i cili do ti dorëzohet qeverisë së Kosovës dhe institucioneve relevante identifikon barrierat biznesore me të cilat investitorët ballafaqohen në baza ditore në Kosovë. 

Për më shumë ky dokument ofron edhe rekomandime konkrete për eliminimin e barrierave në harmoni me praktikat dhe direktivat Evropiane.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Shpend Balija, ka thënë se duke marrë për bazë faktin se Investitorët Evropianë janë investitorët më të mëdhenjë në ekonominë Kosovare, mund të konstatojmë se rekomandimet e tyre janë shumë legjitime për të bërë Kosovën një vend sa më atraktiv për investimet e huaja direkte (IHD).

Gjithashtu, eliminimi i barrierave biznesore sipas tij nënkupton rritjen e firmave si dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të cilat Kosova ka mjaft nevojë.

Publikimi i këtij dokumenti do të ndodhë me 20 shtator 2018 në konferencen e nivelit të lartë të bashkë organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku të pranishëm do të jenë të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)