28 Mars 2024

Investimet e huaja direkte në nivelin në më të ulët në Kosovë

Prishtinë, 16 nëntor - Përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropian (KIE) kanë shprehur se Investimet e Huaja Direket janë të një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe njëherit bën apel tek institucionet vendore për mbrojtjen e kompanive te huaja ne Kosovë dhe krijimin e kushteve optimale dhe të barabarta.

Investimet e huaja direkte ne Kosovë kan shënuar rënie viteve të fundit dhe vendi rrezikon që investitorët e huaj të tërhiqen edhe më tutje nga Kosova nëse nuk krijohen kushte optimale.

Emrush Ujkani drejtor ekzekutiv i KIE ka theksuar se “ Kosova viteve të fundit ka pësuar rënie të investimeve të huaja ky trend duhet të ndryshoj së shpejti në mënyrë që të krijohen vende të reja të punës dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes investitorëve të huaj” është shprehur Ujkani.

Investimet e huaja direkte kanë shënuar rënie nga 400 në 100 milionë euro, sidomos në pesë vitet e fundit. Bilanci i investimeve në vitin 2014 ishte 123.9 milionë euro, që paraqet një rënie të konsiderueshme krahasuar me vlerën prej 250.2 milionë euro në vitin 2013.
 
Ndërsa, bilanci i IHD-ve në vitin 2015 ishte 287.3 milionë euro, që paraqet një rritje të lartë krahasuar me vlerën prej 123.8 milionë euro në vitin paraprak. Në vitin 2016 Investimet e Huaja Direkte të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 215.9 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)