19 Prill 2024

Investimet e diasporës ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit

Prishtinë, 19 maj - “Jemi me fat që kemi diasporën, të cilët me investimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe shtimin e vendeve të punës”, kështu tha kryeministri Haradinaj në takim me ndërmarrësin e suksesshëm, Avdi Tafilaj.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka shprehur kënaqësinë që bashkatdhetarët janë duke shprehur interesimin e tyre për të investuar në Kosovë, duke thënë se do ta kenë mbështetjen e Qeverisë që investimet e tyre të gjejnë hapësirën e duhur.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj tha se bashkatdhetarët kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha periudhat, tani ka ardhur koha që përmes investimeve të tyre të ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe potencialin e tyre ekonomik ta investojnë në vendin e tyre dhe t’i japin shtysë zhvillimin ekonomik.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet maksimalisht e përkushtuar në forcimin e mekanizmave ligjor që sa më shumë investime të vijnë nga diaspora dhe të gjejnë hapësirën e duhur për investime në vendin e tyre, në vendin tonë të përbashkët, Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj.

Nga ana e tij, ndërmarrësi Avdi Tafilaj, u shpreh i lumtur me pritjen që i bëri kryeministri Haradinaj, dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të bëjë investime në Kosovë.

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)