28 Mars 2024

Inovacionet janë instrument i ri për zhvillim ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 25 shtator - Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell.

Ministri Beqaj, njoftoi ambasadorin O’Connell për prioritetet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, për programin dhe mundësitë për bashkëpunim në funksion të rritjes së aktivitetit ekonomik dhe zhvillimit të ndërmarrësisë, përmes përkrahjes së ideve inovative.

Ambasadori O’Connell uroi ministrin Beqaj për detyrën dhe e siguroi se do të jenë partner në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Ministri Beqaj dhe ambasadori O’Connell, theksuan që inovacionet janë instrument i ri për zhvillim ekonomik të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)