20 Prill 2024

INDEP publikon punimin për monitorimin e zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes

Prishtinë, 26 mars - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon konferencën për medie "Hapat e parë të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes".  

Konferenca “Hapat e Parë të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes" do të mbahet nga Dardan Abazi, Drejtor i Programit në INDEP, dhe si znj. Kaltrina Rexha, Asistente Hulumtuese. INDEP-i përmes kësaj Konference do të paraqesë rezultatin e monitorimit të deritanishëm  të zbatimit të masave të parapara me këtë ligj.

Gjithashtu, INDEP do të prezantojë më në detaje punën prapa 4 Buletineve të publikuara si rezultat i monitorimit të zbatimit të këtij ligji, do të publikojë gjithashtu Buletinin e 5-të, si dhe do të publikojë Punimin "Rimëkëmbja ekonomike dhe ndërtimi i bashkëpunimit ndërinstitucional".

Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Baromentri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie”,  mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe implemetuar nga Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)