25 Prill 2024

Ilir Aliu zgjedhet president i Oda Ekonomike Gjermano Kosovare

Prishtinë, 29 maj - Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve të Odës.

President me mandat dyvjeçar, sikur e parasheh edhe statuti, nëpërmes votimit të fshehur, është zgjedhur Ilir Aliu, CEO i ProCredit Bank.

Përveç presidentit, Kuvendi ka zgjedhur edhe anëtarët e tjerë të Bordit. Anëtarëve të bordit aktual i’u besua një mandat i dytë i udhëheqjes.

Anëtarë tjerë të bordit të OEGJK-së, përmes votimit të fshehur, u zgjodhën:

Rene Eschemann - KfW/ Zv. President
Mentor Sahiti - Adaptivit / Përgjegjës për çështje financiare
Fadil Hoxha- Jaha Group/ Anëtar Bordi
Arten Bajrushi - Sharrcem/ Anëtar Bordi
Valon Berisha - SIEMENS/ Anëtar Bordi
Besnik Beqiri - KERASAN/ Anëtar Bordi

Presidenti i ri, pasi përshëndeti punën e bordit të vjetër dhe falënderoi Ambasadën Gjermane për mbështetjen e pandashme që i jep OEGJK-së, shprehu rëndësinë e vazhdimësisë në punën e Odës.

Ai theksoi se është privilegj marrja e benefiteve nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, duke nisur nga kontaktet e ndërtuara me anëtarët vendorë si dhe ata gjermanë e duke vazhduar me shërbimet e tjera.

 Ilir Aliu është drejtor ekzekutiv i ProCredit Bank në Kosovë. Ai ka diplomë nga IFAM në Paris, në degën e studimeve për Menaxhment, ku edhe ka përfunduar studimet post-diplomike në administrim biznesi.

Në pjesën e parë të Kuvendit, drejtoresha e OEGJK-së Nora Hasani prezantoi të arriturat gjatë periudhës mars 2017-mars 2018.

Gjatë vitit 2017 fokusi ishte tek nxitja e eksportit, rrjetëzimi i anëtarëve të OEGJK-së me ndërmarrësit anëtarë të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, si dhe fillimi i bashkëpunimit strategjik me Asociacionin për Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME).

Me përkrahje të projektit COSiRA të GIZ, OEGJK ka arritur të trajnojë 374 përfaqësues të kompanive anëtare dhe jo-anëtarë për t’i përgatitur për të eksportuar në Gjermani. Veç kësaj ka organizuar 110 takime B2B me 18 ndërmarrës nga Diaspora e Gjermanisë dhe 40 ndërmarrje prodhuese nga Kosova.                    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)