25 Prill 2024

IFC mbështet bizneset në agrobiznes në pronësi të grave në Kosovë

Prishtinë, 30 korrik - IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ka krijuar mjetin e ndarjes së rrezikut prej 10 milion EUR me TEB Sh.A., një prej bankave më të mëdha në Kosovë, për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të) sidomos NVM-të në pronësi të grave dhe ato që veprojnë në sektorin e agrobiznesit.

Ky mjet është siguruar sipas Programit për garanci për kredi të vogla të IFC-së (SLGP), një qasje programatike për ndarjen e rrezikut që ka për qëllim forcimin e kapacitetit financiar të institucioneve për të financuar NVM-të në vendet me të hyra të ulëta.

SLGP përdor një strukturë të akumuluar të humbjeve të para (first-loss) të cilën e ofron Dritarja për Sektorin Privat Instrumenti i Financave të Shkrira e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA). Përveç kësaj, Iniciativa për Fonde për Gratë Ndërmarrëse (We-Fi) do të sigurojë incentiva që lidhen me performancën deri në 281,000$ për të mbështetur huat e TEB Sh.A. dhënë NVM-ve.

Derisa NVM-të dominojnë në peizazhin ekonomik të Kosovës, mbi 50% e kompanive në Kosovë e përmendin qasjen në fonde si pengesë serioze për zhvillim, sipas hulumtimit të ndërmarrjeve të Bankës Botërore.

Një studim i IFC-së tregoi se 42% e grave në NVM janë të kufizuara financiarisht, dhe se hendeku gjinor është dukshëm më i madh sesa hendeku mesatar në vendet e tjera të IDA-së.

“TEB do të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjeve dhe fondeve për NVM-të, që kanë për qëllim dinamizmin dhe idetë e reja”, tha Dren Krypa, Zv./Drejtori Menaxhues në TEB. “Ky partneritet me IFC për ndarjen e rrezikut është një mjetë me vlerë për të mbështetur sektorin e NVM-ve në Kosovë, në veçanti atë të grave ndërmarrëse.”

Sipas Bankës Botërore, vetëm 5.3% e NVM-ve në Kosovë janë me pronësi shumicë në emër të grave dhe 4.8% të tjera kanë një masë pronësie në emër të grave. TEB është banka e vetme në Kosovë që ofron financim të përshtatur veçmas për NVM-të në pronësi të grave.

“Kemi kënaqësinë që tani e thellojmë partneritetin tonë me TEB Sh.A, duke iu mundësuar ndërmarrësve qëndrueshmëri dhe rritje të veprimtarisë."

"Kjo ka rëndësi të veçantë në këtë kohë të jashtëzakonshme kur bizneset janë ndërprerë nga shpërthimi i pandemisë globale me Covid-19,” tha Vittorio Di Bello, Shefi për Industri në Rajon për Evropë dhe Azi Qendrore i Grupit të Institucioneve Financiare të IFC-së.

“IFC pret që mjeti për ndarjen e rrezikut do të ndihmojë në ruajtjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe do të demonstrojë në treg se kreditimi i NVM-ve në pronësi të grave dhe NVM-ve në agrobiznes është komercialisht i arsyeshëm.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)