19 Prill 2024

Huadhënësit jo-bankarë kanë vetëm 4% të tregut total në Kosovë

Prishtinë, 11 dhjetor - Në një studim të realizuar nga Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës në bashkëpunim me agjencinë globale të kërkimit KANTAR dhe raportin e sigurimit për metodologjinë e kërkimit dhe rezultatet e dhëna nga kompania globale e auditimit BDO thuhet se huadhënësit jo-bankarë kanë vetëm 4% të pjesës së tregut të totalit të pasurive të industrisë financiare në Kosovë.

Të dhënat e sondazhit treguan se vetëm 5% e qytetarëve të Kosovës kanë përdorur kredi nga institucionet jobankare.

Pak më shumë se gjysma, ose 56%, thanë se ata preferojnë të zgjedhin kredi jo-bankare në vend të bankave, për shkak të kompleksitetit të procedurave në banka. Një e treta, ose 33%, thanë që bankat në Kosovë nuk lëshojnë shuma të vogla.

Duke analizuar të dhënat nga studimi, mund të konkludohet se popullata e Kosovës ka shumë  nevojë për kredi afatshkurtra sepse njerëzit nuk kanë kursime.

Pothuajse një e pesta, ose 18%, thanë se nuk kanë fare kursime, 26% e popullatës së Kosovës kanë kursime për të mbijetuar më pak se një muaj.

Nëse njerëzit do të humbnin punën e tyre, 14% mund të mbijetonin për rreth një muaj. Kursime më të larta janë për një pjesë relativisht të vogël të popullatës së Kosovës - 13% mund të jetojnë për një deri në dy muaj, ndërsa 6% mund të jetojnë për tre deri në gjashtë muaj, ndërsa vetëm 4% mund të jetonin më gjatë se gjashtë muaj.

Kreditë jo-bankare në Kosovë më së shpeshti përdoren për të mbuluar kostot e kujdesit shëndetësor, sipas 27% të të anketuarve.

Përdorimi i dytë më i zakonshëm i kredive jo-bankare janë shpenzimet ditore (22%), pasuar nga 13% e të anketuarve të cilët pranuan se kanë përdorur kredi jobankare për të zgjidhur çështje emergjente që lidhen me makinat.

Shoqata e Inovacionit Financiar në Kosovë bashkon teknologjinë financiare, siç njihen ndryshe si kompani të Fin-Tech dhe institucione të tjera financiare jobankare që veprojnë jashtë sektorit bankar, duke ofruar shërbime financiare për banorët e Kosovës si shërbime të huazimit, lizingut, pagesës dhe transferimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)