28 Mars 2024

Hoti paralajmëron pako të re prej 182 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike

Prishtinë, 24 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat.

Ai ka theksuar se përkundër situatës sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë Covid-19,  Qeveria megjithatë ka siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.

Kryeministri Hoti ka rikujtuar se gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë Euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.  

Në këtë takim, Kryeministri Hoti ka kërkuar që anëtarët e këtij Këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)