19 Prill 2024

Haskuka dhe Kabashi vizitojnë shtëpitë për familjet skamnore

Prizren, 21 gusht - Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale Fejzë Kabashi do të vizitojnë disa shtëpi të cilat po ndërtohen në kuadër të projektit “Ndërtimi i shtëpive për familjet skamnore”.

Shtëpia e parë që do të vizitohet është në lagjen “Bajram Curri”, kurse më pas do të vizitohen edhe disa shtëpi në fshatin Zhur.

Komuna e Prizrenit në vitin 2019 ka filluar duke i dalur në ndihmë familjeve skamnore.

Kjo komunë përveç që ka ndërtuar shtëpi për këto familje, këtë vit për herë të parë ka filluar edhe me renovimin e tyre nëse janë të dëmtuara nga vjetërsia.

E kjo është bërë në bazë të planifikimit buxhetor të Drejtorisë Komunale për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)