28 Mars 2024

Hardh Fest zgjerohet, hap 17 zyre promovuese në botë

Rahovec, 16 gusht - Festivali Hardh Fest po rritet çdo vit e më shumë. Nga edicioni i XV-të, i cili u mbajt vitin e kaluar, Hardh Fest arriti të ndërkombëtarizohet, duke sjell rock bende dhe vizitorë nga vende të ndryshme të Botës.  

Ndërsa këtë vit, me përkushtimin dhe vullnetin e stafit të Hardh Fest dhe duke marr parasysh se Hardh Fest është duke e bërë Kosovën destinacion për shumë turistë, këtë edicion, Hardh Fest arriti t`i hap 19 zyre në shtetet Evropiane dhe ato të Amerikës.

Këto zyre, për qëllim kanë promovimin e festivalit Hardh Fest, e që koordinator të zyrës deri në këto momente janë:

1. Pegi Kurti dhe Eva Haxhi ( Tiranë / Shqipëri)
2. Fexheri Selami ( Shkup / Maqedoni)
3. Flutura Mustafadhe (Ulqin / Mali i Zi)
4. Albana Dedvukaj (Tuz / Mali i Zi)
5. Xhenisa Merdani (Thessaloniki / Greqi)
6. Sedat Haxhijaha (Zurich / Zvicër)
7. Murat Pista (Lausanne / Zvicër )
8. Sabit Alirifa ( Bern / Zvicër)
9. Elton Shtavica (Boras / Suedi)
10. Lirim Meholli ( Holsenborg / Suedi)
11. Adri Bugari (Austri)
12. Besart Bugari ( Duseldorf / Gjermani)
13. Getoar Hasani (Munchen / Gjermani)
14. Elona Kapllani dhe Çelik Ruplli ( Milano / Itali)
15. Ardian Hajrizi (Varshav / Poloni)
16. Arina Veseli ( Dublin / Irland)
17. Djellza Jaha (Oklahoma – ShBA)

Përveç promovimit të festivalit, pothuajse në të gjitha këto qytete, koordinatorët kanë arritur të bëjnë marrëveshje edhe me agjencione turistike për sjelljen e turistëve të huaj në Rahovec, gjatë kohës së Festivalit.    

Këtë vit, Hardh Fest do të mbahet më datë 7, 8, 9 dhe 10 Shtator, ku këtë vit do të sjellë edhe shumë risi dhe do të vijë edhe më i fuqishëm se edicionet e kaluara. Ndërsa lista e qyteteve ku po përfaqësohet Hardh Festi, dita ditës po vazhdon të rritet.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)