29 Mars 2024

Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve Kosovare në Zvicër

Prishtinë, 28 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve Kosovare në Zvicër të prirë nga Fehmi Fetahu, Qamil Isufi, Agim Maka dhe Nazmi Jakurti, themelues dhe këshilltar ligjor i Rrjetit të Bizneseve Kosovare në Zvicër, të cilët e kanë përgëzuar atë për marrjen e detyrës së kryeministrit dhe për instalimin e një dinamike të re në qeverisje.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se në qeverisje ka munguar logjika e zbatimit dhe se tani po punohet shumë që vendimet qeveritare të gjejnë impelmentim në afate optimale.

Afaristët e kanë informuar të parin e Qeverisë së vendit për investimet e tyre në projekte të reja, ndërsa ai u ka thënë atyre se do ta kenë partner Qeverinë e Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)