29 Mars 2024

Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme për ndalimin e lojërave të fatit

Prishtinë, 27 mars - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot në Kuvendin e Kosovës ka dorëzuar kërkesën për mbajtje të një seance të jashtëzakonshme më 3 prill, lidhur me Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

"Pas diskutimit dhe procesimit nga ana e Qeverisë për në Kuvendin e Kosovës të projektligjit për ndalimin e lojërave të fatit, sot e kam dërguar në Kuvendin e Kosovës, kërkesën për Seancë të jashtëzakonshme me datë 3 Prill 2019 për shqyrtimin e këtij Projektligji", ka theksuar Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës, ditë më parë ka miratuar një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku kërkohet pezullimi i aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dhe plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Qeveria që brenda 30 ditëve të sjellë në Kuvend "ligjin e ri që ndalon lojërat e fatit për një periudhë 10 vjeçare".

Kjo rezolutë ka marrë mbështetjen e kryeministrit Haradinaj, i cili menjëherë ka kërkuar “inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit”.

Javë më parë është raportuar se dy persona janë vrarë brenda dy kazinove në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)