19 Prill 2024

Hapet Panairi Veror i Ndërmarrësisë

Pejë, 12 gusht - Sot në qendrën e qytetit të Pejës do te organizohet Panairi Veror i Ndërmarrësisë të titulluar “Kosova Perëndimore: Vend për të jetuar, punuar, pushuar dhe investuar”.

Panairi Veror i Ndërmarresisë është i dizajnuar që për bizneset pjesëmarrëse të ofrojë një mundësi për të promovuar produktet e tyre, kurse për komunat e Rajonit një rast për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit me theks të vecant  potencialet dhe sherbimet turistike ce Rajoni i ofron.

Ky aktivitet organizohet nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (Perëndim) në bashkëpunim me Komunat e Rajonit Ekonomik Perëndim ne diten ndërkombëtare të Rinisë si dhe në koordinim me  Manifestimin e organizuar nga “MC Steelwings ; “Motofest 2017” edicioni i II, paradë e motoristve nga Shtetet Fqinjë(Maqedoni, Shqiperi, Mali i Zi etj) ku në mbrëmje do të ketë edhe program argëtues me muzikë live nga bendet vendore. 

Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) është një rrjet për zbatimin e politikave të Kosovës dhe BE-së dhe është një organizatë e pavarur, jo-qeveritare e themeluar në janar të vitit 2013 nga pesë Agjencitë e Zhvillimit Rajonal (Veri, Lindje, Perëndim, Jug dhe Qendër) në Kosovë.

Misioni i ARDA-s është të koordinoj dhe promovoj zhvillimin rajonal në Kosovë.

Në arritjen e objektivave të saj, organizata promovon bashkëpunimin dhe komplementaritetin me autoritetet përkatëse të Kosovës në nivel qendror dhe lokal, asociacionin e komunave, Zyrën e BE-së në Kosovë dhe donatorët e tjerë, si dhe hisedarë të tjerë relevant.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)