19 Prill 2024

Hapet panairi i përgjithshëm ndërkombëtar"Prishtina 2018"

Prishtinë, 18 prill - Është hapur “Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar – Prishtina 2018” i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se ky panair është shumë i rëndësishëm për Kosovën.

"Prishtina sot është shdërruar në kryeqendër të Ballkanit", tha ai, raporton RTKlive.

Ai tha se një ky është një panair që ofron komunitetin e biznesit dhe i forcon urat e bashkëpunimit, ura të cilat forcojnë rrugëtimin e secilit prej nesh, së bashku drejt familjes evropiane.

"Në këtë edicion marrin pjesë më tepër në 174 ndërmarrje nga Kosova, rajoni dhe vendet e Evropës, faktorë të cilët e bëjnë këtë Panair, Panairin më të madh dhe më të vizituar në Ballkanin Perëndimor", tha ai.

Gërxhaliu bëri me dije se ky është fjalimi i fundit si kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Kurse zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se është shumë me rëndësi që të kemi bashkëpunim ekonomik ndërmjet vendeve.

"Fokusi ynë për këto 10 vite ka qenë ndërtimi i një Kosove demokratike. Ne do të punojmë të ndërtojmë një Kosovë me ekonomi të fortë", tha Hoxhaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)