30 Mars 2024

Hapet edicioni i parë e Prishtina Gastronomy Festival

Prishtinë, 20 korrik - Sot në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë do të hapet edicioni i parë e Prishtina Gastronomy Festival.

Prishtina Gastronomy Festival ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare, që do të frymëzojnë lëvizje dhe veprimin.

Ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve mbarëkombëtare shqiptare, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar.

Në zemër të këtij festivali është një mesazh : 'Gjyshërit tanë treguan dashurinë e tyre për ne dhe për pjesën tjetër të familjeve tona përmes pjatave që shërbenin në tryezë. Le ta përhapim këtë dashuri nëpër botë!”

Gjatë dy ditëve do të ketë simpoziume, punëtori, këndi i restoranteve, panairi i tregtisë me produkte ushqimore dhe pije nga shitësit lokalë, lojëra dhe muzikë.

Qëllimi i festivalit është të bëhet një takim vjetor për kuzhinierët, pronarët e restoranteve, bartenderët, historianët, antropologët, dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në lëmin e gastronomisë.

Kjo ngjarje të jetë një pikënisje për bashkëpunimin dhe frymëzimin reciprok, ku do të eksplorojmë të kaluarën tonë dhe do të ndajmë entuziazmin me pjesën tjetër të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)