20 Prill 2024

Hamza kërkoj vazhdimin e përkrahjes së USAID-it për reformat e MF-së

Prishtinë, 28 shtator - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të USAID-it në Kosovë James Hope, ku e falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme të USAID-it si donatori kryesor që ka kontribuar në zhvillimin institucional të Ministrisë së Financave.

Me këtë rast, Ministri Hamza e informoj z. Hope për prioritetet e Ministrisë së Financave në reformën e sistemit të menaxhimit të financave publike, mbarëvajtjen e stabilitetit fiskal, si dhe forcimin e rolit të MF-së si institucion kyç në mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat.

Në të njëjtën kohë, Ministri Hamza e informoj Hope për proceset dhe sfidat kryesore fiskale, përfshirë këtu edhe ciklin buxhetor.

Ministri po ashtu kërkoj vazhdimin e përkrahjes së USAID-it për reformat e udhëhequra nga Ministria e Financave.

Në këtë drejtim, ai posaçërisht theksoj nevojën për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve humane dhe institucionale në analizën ekonomike dhe avancim të kornizës së menaxhimit buxhetor dhe financiar.

Ministri Hamza dhe z. Hope u zotuan për bashkëpunim të ngushtë dhe partneritet të mëtutjeshëm drejt një qeverisjeje më të mirë ekonomike në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)