04 Gusht 2020

Guvernatori Mehmeti uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë, 4 Korrikun

Prishtinë, 4 korrik - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë.

Në mesazhin e urimit dërguar Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Guvernatori Mehmeti ka thënë se kjo datë gjithkund në botë e bashkon popullin amerikan, por na bashkon edhe ne popullin e Kosovës kudo që jemi, për ta festuar këtë datë të rëndësishme të shtetit dhe popullit mik amerikan, aleatit tonë më të rëndësishëm në të gjitha përpjekjet tona për liri, barazi dhe dinjitet.

“Përfitoj nga rasti që të shpreh mirënjohjen time dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer dhe shumëdimensionale që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Republikës së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në veçanti."

"Prandaj, është kënaqësi e vërtetë për mua t'ju uroj Ditën e Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditë që simbolizon paqen dhe unitetin në të gjithë botën. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, thuhet në mesazhin e urimit të Guvernatorit Mehmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)