25 Prill 2024

Guvernatori Mehmeti njoftuar Kryetaren Osmani për zhvillimet në sektorin financiar

Prishtinë, 14 shkurt - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga Kryetari i Bordit të BQK-së, Flamur Mrasori u pritën nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me ç'rast e uruan për detyrën e re.

Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Kryetaren Osmani-Sadriu lidhur me zhvillimet në sektorin financiar, duke përfshirë këtu gjithë progresin e arritur në këtë sektor, si dhe rëndësinë e tij në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.

Njëherësh, Guvernatori Mehmeti ka përmendur edhe sfidat e prioritetet e BQK-së ku Kuvendi i Kosovës është mbështetësi më i rëndësishëm në realizimin e tyre.

Kryetarja Osmani-Sadriu ka falënderuar Guvernatorin për informacionin e dhënë dhe ka ofruar mbështetjen për realizimin e sfidave dhe objektivave me interes të përbashkët institucional.

Një ndër temat e rëndësishme dhe që kërkon trajtim me prioritet ishte gjetja e një modaliteti për çështjen e Kartonit të Gjelbër, në mënyrë që diaspora jonë të gjejë mbulesë siguruese brenda policave siguruese nga vendi i origjinës e jo të ketë pagesë shtesë për sigurim veturash.

Të dy bashkëbiseduesit u zotuan që të ketë një bashkëveprim ndërinstitucional që kjo temë të trajtohet me prioritet dhe dinamike më intensive.

Guvernatori ka falënderuar Kryetaren Osmani-Sadriu për pritjen dhe është zotuar për bashkëpunim dhe takime të rregullta më qëllim të realizimit me sukses të sfidave të përbashkëta për institucionet përkatëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)