19 Prill 2024

Guvernatori Mehmeti në takimet vjetore virtuale të FMN-së dhe BB-së

Prishtinë, 27 tetor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka qenë pjesë e takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, që këtë vit u organizuan nga distanca për shkak të pandemisë Covid-19.

Gjatë këtyre takimeve, të cilat u zhvilluan nga data 15 deri më 22 tetor 2020, Guvernatori Mehmeti mori pjesë edhe në takimin e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti ka realizuar takim edhe me zëvendës presidenten e Bankës Botërore, Anna Bjerde dhe ekipin e saj, ku janë diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, si dhe kërkesat për asistencë teknike.

Guvernatori Mehmeti me këtë rast njoftoi zëvendës presidenten e Bankës Botërore, lidhur me sistemin financiar në vend dhe masat e ndërmarra nga ana e BQK-së gjatë kohës së pandemisë.

Gjatë këtyre takimeve virtuale, Guvernatori Mehmeti dhe përfaqësuesit e BQK-së morën pjesë në takimin e Drejtoreshës Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilën e zhvilloi me Ministrat dhe Guvernatorët e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në këtë takim përveç prezantimit të perspektivës ekonomike evropiane, u diskutua edhe për sfidat dhe politikat që ndërlidhen me përgjigjen ndaj efekteve të Covid 19.

Përfaqësuesit e BQK-së morën pjesë edhe në takimin plenar të Komitetit Monetar Financiar Ndërkombëtar të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku u diskutuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me adresimin e pandemisë, promovimin e rimëkëmbjes së qëndrueshme gjithëpërfshirëse dhe ringjalljen e bashkëpunimit global.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)