28 Mars 2024

Guvernatori Mehmeti fton bizneset greke të rritin investimet në Kosovë

Prishtinë, 5 tetor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Andreas Patsis, deputet i Parlamentit të Greqisë.

Guvernatori Mehmeti njoftoi deputetin Patsis me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë.

Guventatori përmendi masat e ndërmarra nga BQK-ja për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, në tejkalimin më të lehtë të gjendjes së krijuar, si dhe veprimet për të mbajtur sektorin financiar stabil dhe likuid.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet financiare në Greqi, me qëllim të nxitjes së sektorit financiar nga ky vend, për të investuar në Kosovë.

Nga ana tjetër, deputeti i Parlamentit grek, Patsis falënderoi Guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe informacionet e ofruara, si dhe shprehu gatishmërinë për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin mes Greqisë dhe Kosovës edhe në sektorin financiar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)