24 Prill 2024

Guvernatori falënderoi Zvicrën për mbështetjen që i ka dhënë BQK-së

Prishtinë, 18 dhjetor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në vendin tonë, Thomas Kolly.

Guvernatori njoftoi Ambasadorin me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e mëtejmë të BQK-së për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbajtjes së sektorit financiar stabil dhe likuid.

Guvernatori Mehmeti informoi Ambasadorin Kolly se BQK-ja, që nga shpërthimi i pandemisë ka qenë e angazhuar dhe e përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.

Tutje, Guvernatori falënderoi shtetin e Zvicrës për mbështetjen që i ka dhënë shtetit të Kosovës dhe BQK-së në shumë projekte, si dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.

Nga ana tjetër, Ambasadori Kolly falënderoi Guvernatorin për informatat e ofruara, derisa shprehu gatishmërinë në emër të shtetit zviceran që të vazhdohet me bashkëpunimin me BQK-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)