16 Prill 2024

Guterres bëri thirrje për shtimin e përpjekjeve për zhdukjen e varfërisë

New York, 18 tetor - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje të martën për zgjidhjen e problemeve themelore që shkaktojnë varfërinë si dhe shtimin e përpjekjeve për zhdukjen e saj.

Guterres mbajti një fjalim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë, ku theksoi se objektivi i parë i Axhendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 është zhdukja e varfërisë e të gjitha formave.

"Kjo axhendës, e miratuar bashkërisht nga komuniteti ndërkombëtar, ka për qëllim ndërtimin e një botë të shëndetshme, një shoqërie paqësore e gjithëpërfshirëse, duke garantuar një jetë në dinjitet të të gjithë njerëzve".

Guterres shtoi se megjithëse komuniteti ndërkombëtar ka shënuar disa përparime për zhdukjen e varfërisë, sot ka ende mbi 800 milionë njerëz që jetojnë në varfëri ekstreme. Ai shtoi se shumë njerëz ndeshen ende me kërcënimin e papunësisë, pabarazisë, konflikteve e etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)