20 Shtator 2018

Grupi “Marakli t’kerreve” do ta bëjnë me shtëpi familjen Bajra nga Gjilani

Gjilan, 11 janar - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e grupit të madh të rrjetit social Facebook “Marakli t’kerreve”, Valon Mehmeti, Advan Plakolli dhe Arbesian Aliu, të cilët i konfirmuan se kanë grumbulluar një shumë të konsiderueshme të të hollave për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Fatmir Bajra nga Gjilani, e cila jeton në kushte të rënda banimi.

Ata thanë se e kanë zgjedhur Gjilanin për ta orientuar këtë donacion nga besimi që kanë në kreun e kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili është shembulli më i mirë i mbështetjes së banimit social.

Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e grupit “Marakli t’kerreve” për solidaritetin e tyre në mbështetje të njerëzve me gjendje të rëndë të banimit, derisa u zotua në mbështetje në aspektet e mbulimit të procedurave komunale.

“Ju falënderoj pafund për këtë solidaritet tuajin dhe të gjithë atyre që kanë marrë pjesë. Shtëpia e Fatmir Bajrës është shtëpia numër 48 që do të ndërtohet pas mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, e realizuar 3 vite më parë. Unë apeloj edhe tek të tjerët që të vazhdojnë të mbështesin njerëzit në nevojë”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, në këtë donacion kanë marrë pjesë më shumë se 100 persona nga “Marakli t’kerreve”, përderisa përfaqësuesit e grupit kanë bërë thirrje edhe tek të tjerët që ta mbështesin këtë iniciativë. 

Kalendari

Ngajrjet e datës 20 shtator 2018  - Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim organizojn konferencën e nivelit të lartë 'Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin "Dita pa Makina", që shënohet në kuadër të aksionit "Ta pastrojmë Kosovës". (Para shtatores se Rexhep Males e Nuhi Berishes, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Siguria Njerëzore, Problemi dhe Reagimi Institucional”. (Salla e konferencave Orion, përballë KINO ABC, ora 10:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës bëhet përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi - Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Pejës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodini” në Pejë. (Komuna e Pejës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të mbahet shqyrtimi i Projektligjit pÑ‘r Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Fillon asfaltimi i rrugëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Oborri i QKUK-së, ora 15:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, Nebi Hoxha. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 15:00)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe forumZFD Programi në Kosovë organizojn konferencën tre ditore 'Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan' . (Fakulteti Filozofik, ora 15:30)