19 Prill 2024

Greqia nis te del nga kriza financiare tetëvjeçare

Athinë, 11 gusht - Greqia po del nga kriza financiare tetëvjeçare dhe po bën përpara drejt së ardhmes, tha Grigoris Stergioulis, Kryetari i Sipërmarrje Greke, Agjencisë zyrtare të tregtisë dhe promovimit të investimeve të shtetit grek, ndërsa Athina do të dalë zyrtarisht nga epoka e programeve të ndimës financiare më 20 gusht.

"Javët e ardhshme janë prova e tranzicionit të shkëlqyer që vendi ka ndërmarrë nga kriza financiare drejt rimëkëmbjes së fuqishme të tij", tha Stergioulis në një deklaratë për shtyp, duke përmendur dy ngjarje të ardhshme si dëshmi të këtij ndryshimi.

Në fund të gushtit, Greqia po del nga faza e fundit e tre programeve të njëpasnjëshme të ndihmës financiare të dhënë nga BE-ja, duke i dhënë kështu fund më shumë se tetë vjetëve mbikëqyrje të veçantë nga partnerët e saj të Eurozonës.

Dalja nga recesioni vitin e kaluar po bën që tani ekonomia e vendit të rritet me një normë prej 2 për qind, duke përjetuar gjithashtu një bum eksportesh. Vitin e kaluar, eksportet u rritën mbi 13 për qind, me një rekord të lartë prej 29 miliardë euro ose 33.2 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa investimet e huaja në Greqi janë kthyer në nivelet e para krizës që kaploi vendin për vite me rradhë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)