20 Prill 2024

GLPS prezanton keqpërdorimet i rezervave buxhetore të Qeverisë

Prishtinë, 18 maj - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media në të cilën do të diskutoj mbi temën “Keqpërdorimi i Rezervave Buxhetore: Një këndvështrim mbi vendimmarrjen e Qeverisë”.  

GLPS po ashtu do të prezantoj edhe një raport me titull: “Keqpërdorimi i Financave Publike: Një këndvështrim mbi vendimmarrjen njëvjeçare të Qeverisë”.

Ky raport i shkurtër politikash diskuton praktikat, tashmë të etabluara, të shpenzimit të paplanifikuar dhe ad-hoc të rezervës shtetërore.  

Raporti analizon këtë fenomen në duke vënë në spikam, së pari, parimet që dalin nga korniza ligjore që rregullon këtë fushë  dhe krahason ato me vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Raporti, ndër të tjera, vë në shqyrtim të gjitha vendimet e ndërmarra gjatë periudhës një vjeçare dhe vlerëson ndikimin ekonomik të tyre në Kosovë.  

Në fund raporti ofron disa rekomandime politikash që kërkojnë përmirësimin e shpenzimeve të parasë publike, planifikimit buxhetor, dhe ridefinimin e rolit të Ministrisë së Financave Publike në këto procese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)