12 Gusht 2020

GLPS: Kosova duhet të konsiderojë një plan të gjelbert për rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë, 2 korrik - Duke marrë parasysh gjendjen e krijuar nga pandemia, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka vlerësuar se mundësia e shfaqjes së një krize të thellë ekonomike paraqitet në nivel kombëtar dhe botëror.

GLPS konsideron se përveç masave të vazhdueshme të marra nga institucionet publike, plani i rimëkëmbjes së ekonomisë është hapi tjetër.

GLPS rekomandon që në të ardhmen ky plan i rimëkëmbjes ekonomike të mos fokusohet vetëm në ekonomi, por i njëjti të jetë më gjithëpërfshirës dhe të mbroj mjedisin njëkohësisht, kjo duke marrë parasysh gjendjen alarmante të ndotjes para shpërthimit të krizës.

GLPS thekson se do ishte shumë vizionare nëse ekonomia dhe mjedisi do të viheshin krahas në procesin e ripërtëritjes post COVID-19 për Kosovën. Ky pozicioni i tyre karshi njëra tjetrës duhet të vendoset nga qeveritë e shteteve.

GLPS rikujton që Bashkimi Evropian, si një ndër fuqitë botërore me standardet më të larta mjedisore dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes institucioneve të BE-së e kanë konsideruar mbrojtjen e mjedisit në disa raste përgjatë vendosjes së masave të menjëhershme nën kohë të kufizuar dhe presion e rrezikshmëri të virusit.

Në vazhdën e përballjes me pandeminë pas pakos emergjente fiskale, pako e rimëkëmbjes, me objektiva e kritere të qarta të mbështetura në zhvillim të qëndrueshëm është thelbësore.

Kjo pako e ardhshme nuk duhet të anashkaloj trendet në BE, e cila duke ruajtur ekonominë do të duhet të promovoj një rimëkëmbje të sektorëve ekonomik të cilët janë të kujdeshëm e punojnë në mbrojtien e mjedisit.

Mekanizmat të cilët do të përdoren duke u nisur nga buxheti i Republikës së Kosovës, fondet apo edhe instrumente të tjera duhet të shfrytëzohen me kujdes për të ruajtur këtë start të mbarë në drejtim të një mjedisi më të shëndetshëm.

Prandaj GLPS vlerëson që së pari, Kosova duhet të sigurohet  që programet e rimëkëmbjes ekonomike t’u japin përparësi edhe investimeve që mbështesin energjinë e ripërtërishme, lehtësime ekonomike për prodhuesit të cilët reduktojnë emisonet e gazrave serrë ose ndihmë për konsolidimin e bizneseve, veçanërisht në sektorët me intensitet të ulët karboni, duke ulur drastikisht  emetimet.

Kjo formë e ndërtimit të programit do tregontë largpamësi, duke u fokusuar tek mbrojtja e mjedisit si hallkë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Në mënyrë të ngjashme, mund të kërkohet nga bankat të investojnë në projekte që i kontribuojnë zbutjes së ndryshimeve klimatike.

Poashtu ndihma nga fondet e investitorët ndërkombëtarë sidomos ata evropianë do të ishte prezente duke marrë parasysh që këta të fundit po orientojnë agjendën e tyre të rimëkëmbjes drejt një plani të gjelbërt.

Si mundësi konkrete për Kosovën shfaqet raundi i rradhës i fondeve të BE-së për para-anëtarësim (IPA III), raund i cili do të ofrojë mbështjetje për mbrojtjen mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Si alternativë tjetër paraqitet dhe Banka Evropiane e Investimeve e cila  do të luajë një rol kryesor, e ku prioritetet e financimit të të cilave koordinohen me ata të akterëve të tjerë si BERZH, Banka Botërore dhe të tjerë.

Së dyti nëse Kosova si shtet e shfrytëzon këtë mundësi, duke u fokusuar në dekarbonizim të qëndrueshëm të ekonomisë pas pandemisë, do të jetë duke punuar në drejtim të marrëveshjes së Klimës në Paris, e cila synon që BE dhe vendet anëtare të saj deri në 2050 të kenë një ekonomi neutrale.

Si përfundim GLPS konsideron që Kosova duhet të orientohet medoemos drejt një plani të gjelbërt të rimëkembjes ekonomike duke u nisur nga rreziku që i kanoset mjedisit përfshirë këtu dhe ajrit.

Një qasje e gjelbërt e Kosovës do të ishte një mundësi e mirë që të krijohet një zhvillim i qëndrueshëm i ekonomisë duke përfshirë këtu dhe një energji efiçiente nga burimet e ripërtëritshme.

Çfarëdo plani i cili do të hartohet për të pasur impakt në ekonomi po aq sa në mbrojtje të mjedisit do të duhet të jetë i bazuar në pesë shtylla të përgjithshme duke qenë ato: dekarbonizimi, ekonomia qarkore, ulja e ndotjes, bujqësia dhe biodiversiteti i qëndrueshëm.

Mbështetja e këytre objektivave të Agjendës përmes detyrimeve ligjore do të siguronte qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe e ekologjisë njëtrajtësisht.

COVID- 19 nuk mund të ketë ndikim të qëndrueshëm sa i përket mjedisit por ndikimi aktual i sjellur duhet vlerësuar dhe përdorur në avantazhin tonë përmes prioritizimit të objektivave dhe adresimit të problemeve që kanë ekzistuar para kësaj pandemie dhe me ato që do të shfaqen pas tejkalimit të saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)