20 Prill 2024

Gjilani miraton Librin për Menaxhimin e Financave Publike

Gjilan, 8 shkurt - Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, janë miratuar sot dy dokumente të rëndësishme komunale, Libri i Proceseve për Menaxhimin e Financave Publike Komunale dhe Kodi i Etikës Komunale.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar programin USAID TEAM  për mbështetjen dhe ankazhimin një vjeçar në realizimin e këtyre dy dokumenteve të rëndësishme komunale.

Haziri ka konfirmuar se këto dy dokumente tashmë do të botohen në formë të broshurave, e të cilat do t’u shpërndahen të gjithë zyrtarëve komunal.

Të dy dokumentet e sipërpërmendura janë pjesë e planit të punës të Departamentit Qendror Harmonizues të Ministrisë së Financave.

Dokumentet janë pjesë e detyrimeve që kërkohen nga qeveria dhe për t’u konsideruar dokumente zyrtare, ato është dashur të aprovohen zyrtarit nga kryetari i Komunës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)